E pabesueshme, Barça s’ka para për ta paguar klauzolën prej €120m për Griezmannin

Futboll

E pabesueshme, Barça s’ka para për ta paguar klauzolën prej €120m për Griezmannin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:07
Antoine Griezmann

Barcelona ka nisur t’i kontaktojë bankat, në mënyrë që ta blejë Antoine Griezmannin për 120 milionë euro në ditët në vazhdim, sipas mediave në Spanjë.

Klubi katalonas ka kërkuar të bisedojë me Atletico Madridin për ta paguar pjesërisht shumën prej 120 milionë eurove në klauzolën e lojtarit, por klubi madrilen nuk ka pranuar.

Drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, ka këmbëngulur në dëshiron e tij për të mos biseduar fare me kampionin spanjoll. Drejtori Ekzekutiv i Barçës, Osacr Grau, ka tentuar në ditët e fundit ta bindë atë të negociojë, por Marin ka qenë i palëvizshëm në qëndrimin e tij.

Një gjë që ka mundur ta bëjë të mundur marrëveshjen mes klubeve, ishte kalimi i mbrojtësit Nelson Semedo në Atletico, lojtar i kërkuar nga Diego Simeone, por Ernesto Valverde dhe bordi i Barcelonës nuk kanë pranuar të ndahen me mbrojtësin e djathtë portugez, të cilin e shohin si të rëndësishëm për skuadrën sezonin që vjen.

Prandaj, tani Barcelona ka nisur të bisedojë me bankat për t’i mbledhur 120 milionë eurot e nevojshme për ta paguar klauzolën e lirimit të Griezmannit, sipas MARCA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat