Ja kundër cilës skuadër do të debutojë Vedat Muriqi me Fererbahçen

Futboll

Ja kundër cilës skuadër do të debutojë Vedat Muriqi me Fererbahçen

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:48
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën turke të Fenerbahçes.

Reprezentuesi i Kosovës është bërë në këtë formë lojtari i dytë pas Fadil Vokrrit që do të luajë për “kanarinat e verdha”.

Tashmë shtatgjati ka nisur edhe stërvitjet e para me bashkëlojtarët dhe pop mundohet të ambientohet me stilin e lojës së trajnerit, Ersun Yanal.

Pak orë më parë, verdhezinjtë kanë bërë të ditur se më 30 korrik do të luajnë një ndeshje miqësore në kuadër të Audi Cup kundër Bayern Munichut.

Gjithashtu mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi shqiptar prit që të debutojë po atë ditë me skuadrën e re.

Kujtojmë se 25-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës, mësohet se për katër sezone do të fitojë tetë milionë euro.

Ndryshe, futbollisti në sezonën e kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat për Rizesporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat