Dramë për lojtarin, gruaja do të nisë kimioterapinë… - Bota Sot
Dramë për lojtarin, gruaja do të nisë kimioterapinë…

Futboll

Dramë për lojtarin, gruaja do të nisë kimioterapinë…

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:46
Dramë për lojtarin, gruaja do të nisë kimioterapinë…

Raxha Naingolan nuk po kalon një periudhë të mirë të jetës së tij, jo vetëm në këndvështrimin profesional.  Pas një viti tek Interi, klubi e përjashtoi nga projekti i ri me Antonio Konten në krye.

Kjo është vetëm një sfidë e lehtë për mesfushorin belg, pasi sfida më e vështirë është ajo në jetën private. Gruaja e tij, Klaudia po kalon momente shumë të trishta, pasi është diagnostifikuar me një sëmundje dhe do të nisë kimioterapinë.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo nuk ka bërë me dije se nga çfarë sëmundje po vuan ekzaktësisht, por ka njoftuar fansat se do të nisë kimioterapitë.

“Për një muaj kam jetuar në një makth, një herë në jetën time, kam frikë të filloj një ditë të re, por pas lotëve është koha për të luftuar këtë kafshë të shëmtuar (kancerin), falë familjes dhe miqve që më japin forcë dhe pozitivitet”, ka qenë ajo që shkruar në profilin e saj zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...