Spektor: Nuk dua të flas në emrin e Fergusonit

Futboll

Spektor: Nuk dua të flas në emrin e Fergusonit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:03
Pogba

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Jonathan Spector beson që ish-trajneri i United, Sir Alex Ferguson do ta kishte shitur Pogban deri tash.

Francezi ka udhëtuar në Australi me United, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga “Old Trafford”, këtë verë.

“Ai është një lojtar i mirë, mirëpo ai e ka lënë klubin më herët dhe ka mundësi të largohet përsëri, nuk besoi që ai është një lojtar i cili qëndron në një klub, ai është një lojtar i madh kur luan mirë, por ai po shihet si një lojtar i cili do të luaj për disa vite në Juventus apo Real dhe pas dy viteve mund ta shohim të luaj në një tjetër klub të madh”, deklaroi ai.

Ai tha se nëse klubi mendon se lojtari mund të bëjë më shumë, atëherë mund ta mbajnë, por është koha që ai të largohet.

“Nuk dua të flas në emrin e Fergusonit, mirëpo është një mundësi e madhe që ai do ta kishte larguar deri tash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat