Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Utd - Bota Sot
Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Utd

Futboll

Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Utd

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:06
Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Unitedin

Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Unitedin gjatë një seance stërvitore në Perth të Australisë, ku “Djajtë e kuq” janë duke e filluar turneun parasezonal.

Disa tifozë të Liverpoolit vendosën t’ua rikujtojnë rivalëve suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve. Këtë e arritën duke e shfaqur një pankartë në qiell, e cila tërhiqej nga një avion.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit ka udhëtuar në Australi për turneun e tyre parasezonal, pas një fundi zhgënjyes në sezonin e kaluar.

Para se Manchester Unitedi ta fillonte ditën e tretë të stërvitjeve në kampin WACA në Australi, një avion me një pankartë u shfaq në qiell.

Pankarta me shkrimin “Liverpool FC – 6 herë kampionë evropianë!” kaloi mbi kampin stërvitor të Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...