Celtic në ndihmë të Laçit, ylli i ekipit izraelit refuzon të luajë!

Futboll

Celtic në ndihmë të Laçit, ylli i ekipit izraelit refuzon të luajë!

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:09
Hatem Elhamed

"Trajner, nuk e ndjej të luaj!"... Kërkesa është e mbrojtësit Hatem Elhamed, 28 vjeç, mbrojtës i Hapoel Beer Sheva, që sot do të përballet me Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League.

Sipas portalit izraelit "Sport1", futbollisti në fjalë, edhe pse ka udhëtuar me ekipin dhe ndodhet në Shqipëri, duke u stërvitur, nuk ndihet gati të luajë.

Motivi lidhet me Celtic Gllasgow, klubi skocez i cili është në gjurmët e tij dhe është gati të mbyllë akordin për thuajse 2 mln euro, që do të shkonin në arkat e Beer Shevas. Një humbje e madhe për ekipin izraelit, por edhe Laçin, pasi sulmuesit kurbinas nuk do ta kenë përballë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat