Qeleshe, çifteli dhe “Nënë Tereza”, atmosferë miqësore para sfidës në Hungari

Futboll

Qeleshe, çifteli dhe “Nënë Tereza”, atmosferë miqësore para sfidës në Hungari

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:25
Qeleshe, çifteli dhe “Nënë Tereza”, atmosferë miqësore para sfidës në Hungari

Kukësi luan ditën e sotme ndeshjen e parë në turin e parë të Europa League, në transfertë ndaj Debrecenit.

Para sfidës, që nis nga ora 19:00, drejtuesit e klubit verilindor, janë pritur në një drekë zyrtare nga përfaqësuesit e klubit hungarez, ku të ftuar gjithashtu kanë qenë edhe zyrtarët e UEFA-s.

Në fotot e publikuara nga klubi i Kukësit, bie në sy se përveç atmosferës shumë miqësore mes të dy klubeve, drejtuesit kanë shkëmbyer edhe dhurata nga vendet respektive.

Kështu, presidenti Safet Gjici, drejtori Nderim Nexhipi dhe përfaqësues të tjerë të klubit verilindor, kanë dhuruar për hungarezët nga një qeleshe, si dhe një çifteli në miniaturë, si objekte tradicionale të Shqipërisë.

Një tjetër dhuratë ishte edhe një skulpturë e vogël e Nënë Terezës, si edhe një foto nga stadiumi “Zeqir Ymeri” i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat