Pesë lojtarët të cilët synojnë të impresionojnë Zidane në fazën parasezonale

Futboll

Pesë lojtarët të cilët synojnë të impresionojnë Zidane në fazën parasezonale

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:14
Diego Altube

Pesë lojtarë të rinj të Real Madrid do të synojnë që të impresionojnë trajnerin e tyre, Zinedine Zidane.

Faza parasezonale e Real Madrid në Montreal po afron, dhe Zidane do të ketë vëmendje tek lojtarët e rinj të skuadrës.

Shpresa e trajnerit është që ata lojtarë të bëjnë një hap të madh dhe të fitojnë besimin e tij.

Nga 29 që ka me vete, janë pesë lojtarë për të cilët udhëtimi vlen më shumë se për të tjerët, shkruan ‘Marca'.

Më poshtë ua përcjell emrat e pesë talenteve premtues, që sipas ‘Marca’ do të kenë vëmendjen e Zidane.

Diego Altube – 2000

Javi Hernandez – 1998

Jaime Seoane – 1997

Adrian de la Fuente – 1999

Alvaro Fidalgo – 1997

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat