Mediat britanike: Klopp kërkon Januzajn si zëvendësues të Shaqirit - Bota Sot
Mediat britanike: Klopp kërkon Januzajn si zëvendësues të Shaqirit

Futboll

Mediat britanike: Klopp kërkon Januzajn si zëvendësues të Shaqirit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:35
Adnan Januzaj

Liverpooli po mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit po qarkullojnë lajme se trajneri Jurgen Klopp e ka zgjedhur Adnan Januzajn për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Xherdan Shaqiri, i cili mund të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës në sezonin e fundit. Por, kjo nuk nënkupton se “Reds” nuk do të bëjnë lëvizje në ekip gjatë kësaj vere.

Sipas medieve britanike, klubi nga “Anfield” ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, i cili e ka rikthyer formën së fundmi duke luajtur për Real Sociedadin.

Sipas portalit “rushthekop.com”, trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofensive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për ta zëvendësuar Xherdan Shaqirin, i cili mund të largohet gjatë verës.

Përfaqësuesi zviceran për momentin është i lënduar dhe duket se trajneri gjerman nuk e ka ndërmend të presë gjatë, prandaj po e kërkon bashkëkombësin e Shaqirit.

24 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën në Premierligë, në Manchester United dhe Sunderland, ndërsa një kohë ishte huazuar edhe në Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...