FIFA me rregull të ri: Zero tolerancë për racizmin

Futboll

FIFA me rregull të ri: Zero tolerancë për racizmin

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:23
FIFA

FIFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të zbehur racizmin në botën e futbollit.

Sezoni i kaluar ishte mjaft problematik në këtë aspekt, me Premierligën dhe Serie A që u përballen më së shumti me problemin e racizmit.

Problemet kryesore erdhën nga tribunat, por shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka marrë një vendim të rëndësishëm për ‘lojtarët racistë’.

Rregulli i ri nga FIFA dënon direkt me 10 lojë lojtarët që shfaqin racizëm.

Kurse, për tifozët që kapen duke drejtuar fyerje, gjoba minimale do të jetë 16 mijë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat