Rashicës i shtohen përgjegjësitë te Werderi, i pëlqen nofka e re

Futboll

Rashicës i shtohen përgjegjësitë te Werderi, i pëlqen nofka e re

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 00:28
Milot Rashica

Përgjegjësia në fazën e sulmit te Werder Bremeni është shumë e madhe tani pas largimit të Max Kruses.

Të gjithë sytë do të jenë kah Milot Rashica, i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar. Emërtimi i tij është tregues i cilësive që i ka futbollisti nga Kosova.

“Rocket” është fjalë angleze për raketë, dhe të gjithë e thërrasin ashtu 23-vjeçarin.

“Nuk e di se kush e ka filluar këtë”, thotë i buzëqeshur Rashica për “Kicker.de”, por nënvizoi se ka nisur ta pëlqejë këtë emërtim, ndryshe prej fillimit.

Megjithatë, Rashica i përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur ashtu. Cilësitë që i ka, te Werderi i shfaqi në pjesën e dytë të sezonit.

Tani, pas largimit të Max Kruses, shpresat më të mëdha te Werder Bremeni janë bartur te 23-vjeçari i “Dardanëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat