Manchester United përgatit 80 milionë euro për yllin e Serie A

Futboll

Manchester United përgatit 80 milionë euro për yllin e Serie A

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:19
Sergej Milinkovic-Savic

Manchester United po përgatit një ofertë prej 80 milionë euro për Sergej Milinkovic-Savic, sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio.

“Djajtë e Kuq” mund ta humbasin Paul Pogba këtë verë, pasi francezi është i lidhur me një lëvizje te Real Madridi, ose te Juventusi, prandaj po marrin masat të mos gjenden të papërgatitur. 

Ata kanë identifikuar mesfushorin serb të Lazio si njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun, në rast të largimit të kampionit të botës. Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford” po punon në disa drejtime. Ai ka qenë i lidhur edhe me Sean Longstaff dhe Mario Lemina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat