Milan afër marrëveshjes me Bennacer

Futboll

Milan afër marrëveshjes me Bennacer

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:25
Ismael Bennacer

Milan është shumë afër që të kryej blerjen e mesfushorit të Empoli.

Skuadra ‘Rosoneri’ raportohet të jetë afër marrëveshjes me Ismael Bennacer.

Marrëveshja e Milan me Bennacer ishte afër që të dështonte në fillim të kësaj jave, si pasojë e termeve personale.

Gjithsesi, Gianluca Di Marzio thotë se problemet janë zgjidhur pasi përfaqësuesit e lojtarit kanë pranuar ofertën e Milan.

Zyrtarizimi mund të bëhet qysh nesër, edhe pse 21 vjeçari është akoma i angazhuar me kombëtaren e Algjerisë.

Lojtari që dikur luante me të rinjtë e Arsenal ka ndihmuar skuadrën e tij kombëtare të prek gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Milan, nga ana e tyre, janë të gatshëm të paguajnë 16 milionë euro plus 1 milion bonos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat