Ausilio flet pas takimit me Man Utd për Romelu Lukakun

Futboll

Ausilio flet pas takimit me Man Utd për Romelu Lukakun

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:12
Romelu Lukaku

Drejtori sportiv i Inter, Ausilio, ka dhënë disa komente pas takimit të tij për transferimin e Romelu Lukaku.

Skuadra italiane po tenton që të nënshkruajë me yllin belg të futbollit, Romelu Lukaku, larg Manchester United.

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka konfirmuar se skuadra nga Serie A ka pasur kontakt zyrtar me United, për belgun.

“Ne kemi pasur një takim me Manchester United, për Romelu Lukakun” ka thënë Ausilio.

“Ishte takim zyrtar mes dy skuadrave të rëndësishme. Mbetet të shihet çfarë ndodh.”

“Të gjithë lojtarët që po ndjekim janë objektiva për të cilët jemi pajtuar me Conte. Ne duam të plotësojmë kërkesat e tij” ka thënë ndër të tjerash drejtori sportiv i ‘Zi kaltërve’.

Lukaku ka kontratë me Man Utd deri në vitin 2022, dhe për të liruar kartonin e tij, United dëshirojnë 85 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat