Greizmann do nënshkruajë me Barcelonën

Futboll

Greizmann do nënshkruajë me Barcelonën

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:50
Greizmann

Greizmann do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën të hënën.

Atletico Madrid po pret që pagesën për Greizmannin ekipi i Barcelonës ta përfundojw të premten.

Antoine Greizmann është bërë gati për testet mjekësore dhe është gati për të nënshkruar kontratë me Barcelonën të hënën.

Barcelona do të paguaj për francezin 120 milionë euro, nëse dëshiron që Greizmanni të lirohet nga Atletico të premten.

Francezi do të udhëtojë në Barcelonë të shtunën dhe para se t’i bëjë testet mjekësore do të mbajë një konferencë me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin katalan dhe t’u bashkohet shokëve të rinj të skuadrës të dielën, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Valverde, në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa konfirmohet se në kontratën e re do të ketë një klauzolë prej 800 milionë eurosh.

Asgjë për të bërë, për Atleticon e Madridit, që reagoi me forcë dhe akuzoi Barcelonën se ka kontaktuar me Griezmann në një “pikë të nxehtë” të sezonit, duke shkelur parimet e besueshmërisë së garës.

Kjo pasi klauzola e prishjes së kontratës mes Griezmann dhe “los Colchoneros” thekson qartë se nëse në arkat e Atleticos kalojnë 120 milionë euro, Griezmann është i lirë të largohet nga “Wanda Metropolitana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat