Reprezentuesi i Kosovës, në radarët e Bologna-s

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, në radarët e Bologna-s

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:17
Reprezentuesi i Kosovës, në radarët e Bolognas

Benjamin Kololli, futbollisti i Kosovës, i cili luan në Zvicër për skuadrën e Zurich-ut, është në radarët e Bolognas.

Siç raporton “gianlucadimarzio.com”, lojtari pëlqehet nga Mihajlloviq, pasi mund të luajë në të dy krahët edhe si mesfushor, por edhe si mbrojtës, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor i krahut të majtë. Skuadra e Bolognas e ka ndjekur lojtarin kur i shënoi Napolit me penallti në Ligën e Europës.

Kujtojmë që Kololli, është pjesë e kombëtares së Kosovës, ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Mbetet të shihet nëse Bolognas do të blejë kartonin e lojtarit, apo do të mbetet çdo gjë në kuadrin e interesimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat