Conte analizon javën e parë si interist, ja mesazhi për tifozët

Futboll

Conte analizon javën e parë si interist, ja mesazhi për tifozët

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:04
Antonio Conte

Nga Lugano, ku skuadra e Interit është duke kryer fazën përgatitore, ka folur sot trajnerio Antonio Conte. Ai ka folur me superlativa për punën e kryer nga skuadra gjatë këtyre ditëve, duke analizuar këtë javë të parë të fazës përgatitore të ekipit zikaltër.

“Gjithçka po shkon shumë mirë, skuadra po punon fort dhe klubi më ka vendosur në dispozicion gjithçka që është e nevojshme. E përsëris, gjithçka po shkon mirë dhe ky është një ogur i mirë”, tha Conte, në sezonin e tij të parë si trajner i Interit.

“Shpresoj që kjo situatë të vazhdojë kështu deri në fund. Uroj gjithashtu që kjo fazë përgatitore e mbarë të jetë një hap i parë i rëndësishëm drejt një sezoni pozitiv për Interin. Ky është premtimi që u jap tifozëve, se do të japim maksimumin si në këtë fazë përgatitore ashtu dhe në çdo ndeshje”, tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat