“Nëse Messi dëshiron të luajë me Lautaron, le të vijë në Inter” - Bota Sot
“Nëse Messi dëshiron të luajë me Lautaron, le të vijë në Inter”

Futboll

“Nëse Messi dëshiron të luajë me Lautaron, le të vijë në Inter”

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:54
Martinez ka pasur paraqitje të mira në Kupën e Amerikës, duke luajtur përkrah Messit.

Beto Yaque, agjenti i sulmuesit të Interit, Laurtaro Martinez, ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për yllin argjentinas.

Martinez ka pasur paraqitje të mira në Kupën e Amerikës, duke luajtur përkrah Messit.

Ishte pikërisht Messi që ka lavdëruar paraqitjet e Martinez, dhe kjo deklaratë duket se ka ngjallë edhe interesimin e Barcelonës.

Por, 22 vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet nga Inter, diçka e konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit.

“Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi, ai mezi pret të punojë me Conten”, tha agjenti lojtarit për “FCInterNews”.

“Natyrisht, të lavdërohesh nga lojtari më i mirë në botë është diçka e mrekullueshme. Lautaro është shumë i lumtur për komplimentet e Messit që do ta shtyjnë atë të punojë edhe më shumë”.

“Sido që të jetë, Lautaro po mendon vetëm për Interin. Conte tashmë e ka telefonuar për t’ia shpjeguar metodat e punës dhe se llogarit në të”.

“Le të themi kështu: nëse Messi dëshiron të luajë me Martinezin, atëherë ai mund të vijë në Inter….”, shtoi duke qeshur agjenti i futbollistit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...