Mihajlovic largohet nga futbolli, fillon terapinë pas sëmundjes serioze!

Futboll

Mihajlovic largohet nga futbolli, fillon terapinë pas sëmundjes serioze!

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 00:49
Sinisa Mihajlovic

Trajneri serb i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, ka probleme të theksuara shëndetësore.

Sipas mediave italiane, mjekët i kanë rekomanduar atij dorëheqjen e menjëhershme nga futbolli.

“Mihajlovic do të fillojë shumë shpejtë terapinë, për t’u shëruar nga një sëmundje serioze”, shkruan në numrin e ri gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport”.

Kësisoj, Mihajlovic do të japë dorëheqje të menjëhershme nga Bologna.

Ai lajmin pritet ta zyrtarizojë gjatë ditës së shtune në një prononcim për mediat.

Kujtojmë që serbi është trajner në Serie A prej vitesh, ku nuk ka arritur të lë gjurmë me ndonjë sukses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat