Manchester United kërkon 200 milionë euro për Paul Pogban

Futboll

Manchester United kërkon 200 milionë euro për Paul Pogban

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 09:33
Paol Pogba

“Djajtë e Kuq” janë të zemëruar pas deklaratave të Mino Raiolas se klienti i tij dëshiron të largohet.

Manchester United tani kërkon 200 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, Paul Pogba, raporton Mirror.

Që kur agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, United po luan lojë të vështirë vetëm që të mos e shesë yllin francez.

Nga 150 milionë funte, United tani kërkon 180 milionë funte (200 milionë euro), çka do të thotë se si Juventusi, ashtu edhe Real Madridi, duhet të paguajnë dyfishin e asaj që pagoi United kur transferoi Pogban tri vite më parë nëse e duan 26-vjeçarin në ekipin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat