Një tjetër largim nga Laçi

Futboll

Një tjetër largim nga Laçi

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:40
Një tjetër largim nga Laçi

Mesfushori 22-vjeçar, Fjoart Jonuzi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën e Laçit.

Lojtari ishte pjesë e skuadrës kurbinase që në vitin 2017. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka njoftuar se ka mbyllur aventurën me Laçin dhe ka falenderuar stafin teknik dhe presidentin.

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të K.F Laçit, ishte kënaqësi që isha pjesë e juaja, falenderoj presidentin dhe stafin teknik për mundësinë e dhënë. Falenderoj te gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët per mbështetjen e tyre.

Ju uroj suksese në Europa League dhe në vazhdimësi”, ka shkruar Jonuzi në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat