Drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin - Bota Sot
Drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin

Futboll

Drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:51
Drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin

Pasi afruan Pau Lopez nga Real Betis, drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin Robin Olsen.

Përveç Watfordit, për portierin suedez kanë shfaqur interes edhe turqit e Fenerbahces, por 29-vjeçari pëlqen më tepër një transferim në Premier League.

Robin Olsen u transferua verën e kaluar nga Copenhagen për 9 milionë euro, duke u vlerësuar nga verdhekuqtë si zëvendësuesi i Alisson Becker, që kaloi te Liverpooli.

Por portieri i kombëtares së Suedisë asnjëherë nuk iu afrua nivelit të brazilianit, duke bërë që në pjesën e dytë të sezonit të kaluar të humbiste edhe vendin e titullarit, të zënë nga veterani Mirante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...