Hysaj do të largohet nga Napoli

Futboll

Hysaj do të largohet nga Napoli

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:19
Napoli ul çmimin për Hysajn

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Spanja, tek Atletiko Madridi.Hysaj

Shqiptari dje ka mbërritur në qëndrën stërvitore të Napolit, ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë. Sipas asaj që shkruan “Corriere del Mezzogiorno”, 25-vjeçari do të largohet nga Napoli, dhe do të nisë një aventurë të re tek Atletiko Madrid.
Kontaktet midis italianëve dhe madrilenëve, të cilët e shikojnë si profilin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes, janë të shpeshta dhe nga java tjetër ky transferim mund të finalizohet me sukses.Hysaj

Presidenti De Laurentis ka pranuar të ulë çmimin e lojtarit, i cili do të jetë nën 20 milionë euro, dhe kjo ka bërë që marrëveshja të jetë shumë afër, me spanjollët që ofrojnë 15 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat