De Ligt jashtë skuadrës së Ajax, afrohet edhe më shumë me Juventus

Futboll

De Ligt jashtë skuadrës së Ajax, afrohet edhe më shumë me Juventus

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:28
Matthijs De Ligt

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, nuk do të jetë pjesë e skuadrës holandeze për turneun parasezonal.

De Ligt është afër një transferimi tek skuadra e Juventus, dhe për këtë arsye nuk do të udhëtoj drejt Austrisë me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas raportimeve të fundit, holandezi ka arritur një marrëveshje që t’i bashkohet skuadrës nga Serie A, ku do të fitojë rreth 12 milionë për sezon.

Mino Raiola thuhet të ketë udhëtuar drejt Milanos për tu takuar me drejtorin sportiv të ‘Zonjës së vjetër’ dhe për ta mbyllur marrëveshjen.

Juventus dëshiron ta zyrtarizojë këtë transferim para ditës së hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat