Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajaxin - Bota Sot
Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajaxin

Futboll

Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajaxin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:54
Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajaxin

Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajax për transferimin e Matthijs de Ligt, bëjnë të ditur raportet nga Italia.

Reprezentuesi holandez është bërë lojtari i ri më i kërkuar në botë, pas një sezoni fantastik me Ajax, duke tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Juventus, Barcelona, PSG dhe Liverpool.

Por, është Juventusi që ka fituar garën për nënshkrimin e 19 vjeçarit. Sipas ‘Corriere dello Sport’, mungon vetëm zyrtarizimi i De Ligt te kampionët e Italisë.

Gazeta italiane gjithashtu deklaron se Cristiano Ronaldo ka luajtur një rol kyç në joshjen e De Ligt për t’u transferuar në Torino, ku do të jetë i gatshëm për të krijuar partneritet në mbrojtje me Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...