Formacioni 374 milionë, stoli 331 milionë euro; a mund ta ndalë kush Barcelonën?

Futboll

Formacioni 374 milionë, stoli 331 milionë euro; a mund ta ndalë kush Barcelonën?

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:57
Kalimi i Antoine Griezmann te Barcelona mund të rezultojë goditja më e madhe e merkatos së kësaj vere.

Pavarësisht polemikave që e kanë shoqëruar këtë “telenovelë”, me Atletico Madridin që pretendon se Barcelona ka bërë lojë të pistë me sulmuesin francez, kampioni i botës do të jetë një vlerë e madhe e shtuar në formacionin e Ernesto Valverde. 

Nëse deri në verën e vitit 2017, në “Camp Nou” ishte “tridenti” i frikshëm MSN (Messi-Suarez-Neymar), që prodhoi bollëk golash dhe fitoi disa trofe, tashmë janë të gjitha kushtet për t’i përjetuar sërish ato emocione. Ndryshon vetëm një germë, G në vend të N, Griezmann në vend të Neymar. MSN do të bëhet tashmë MSG (Messi-Suarez-Griezman). 

Mbrojtjet dhe portierët kundërshtarë, qoftë në La Liga, qoftë në Europë, kur të nisë Champions-i, janë të paralajmëruar. Tifozët e Barcelonës mezi po presin të shohin në veprim tre sulmues “vrasës”, të pangopur me golat, të gatshëm për të dhuruar spektakël së bashku në fushën e blertë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat