Mustafa: Privatizimi i KF "Ferizaj" - jotransparenca e një procesi

Futboll

Mustafa: Privatizimi i KF "Ferizaj" - jotransparenca e një procesi

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:17
Mustafa: Privatizimi i KF "Ferizaj" - jotransparenca e një procesi

Ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafa, ka një mori pyetje në lidhje me privatizimin e klubit të futbollit Ferizaj, e cila ndodhi të dielën që e lamë pas. 

“Lajmi se mund të filloj procesi i privatizimit të KF "Ferizaj" është pritur me interesim nga sportdashësit e shumtë ferizajas. Brenda pak ditësh u fillua dhe u përfundua me pompozitet të madh ky proces, duke u shpallur edhe zyrtarisht privatizimi i klubit. Duke e ditur që klubi ka qenë publik, atëhere logjikisht është dashur të jetë njē transparencë më e madhe për tërë procesin: 

- nuk ështē treguar se sa ka qenē vlera e njē aksioni;
- nuk është treguar sa është vlera totale e aksioneve;

-kush janē aksionerët vendorë , nga sa aksione zotērojnë dhe sa është vlera e investimit të tyre; 
- cilat janë kriteret e përzgjedhjes së aksionerëve vendor;- si u bë që të njëjtit që shuan klubin u bënë dhe aksioner;
- nëse këta janë aksionerët që kanē ndihmuar më së shumti klubin, pse nuk janë bërë publike asnjëherë shumat që ata kanë dhënë për klubin;
- a ju është ofruar mundësia që të jenë aksioner edhe atyre që e kanë mbajtur këtë klub gjatë periudhës së okupimit (1991-1999), apo disa të tjerëve që kanë kontribuar pas çlirimit ( nga viti 1999), shumë herë më shumë se disa prej atyre pēr të cilët po flitet se janë aksioner;
- Komuna e Ferizajt për çdo vit ka ndihmuar këtë klub me dhjetëra mijëra euro, prandaj a do të jetë tani Komuna e Ferizajt pjese e këtyre aksionerēve qoftë edhe me ndonjë numër simbolik të aksioneve;
- a ju është ofruar mundësia me qenë aksioner qoftë edhe në formë simbolike ish lojtarëve të shumtë të cilët për dekada me radhë kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubi . Jam i bindur që sikur aksionet të kishin çmim dhe të ishte procesi transparent, atëherë grupe të ndryshme të ish lojtarëve do të bashkonin mjetet dhe mbase do të blinin bashkarisht ndonjë aksion ( këtë ma kanë thënë disa ish lojtar);
- cili është raporti i tanishëm i klubit me stadiumet e qytetit; 
- kush janë investitorët anglez të cilët do të kenë 51 % të aksioneve. Pra, ata a janë këtu si individ apo përfaqësojnë biznese të ndryshme;
- sa është shuma e investimit të tyre fillestar dhe kush e ka caktuar atë?
Ka edhe shumë gjëra të tjera të cilat besoj që duhet të sqarohen nga "privatizuesit" e KF "Ferizaj", por mbi të gjitha është obligim ligjor i qeverisë komunale të flas më shumë për këtë proces, sepse siç e kemi parë, së paku publikisht amini i fundit është dhënë nga qeveritarët komunal.
PO privatizimit të KF "Ferizaj", por një PO edhe më e madhe transparencës së gjithë procesit (të cilën e kërkojmë nga "privatizuesit" dhe qeverisja komunale).
PS: do të ishte mirë që të kontribuojnë në këtë temë të gjithë ata që kanë njohuri juridike për proceset e tilla të privatizimit të klubeve publike!”, shkruan Mustafa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat