Zbulohet shuma e parave që Milani i mori për të ardhur në Prishtinë

Futboll

Zbulohet shuma e parave që Milani i mori për të ardhur në Prishtinë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:25
Milani

Yjet e Milanit do ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 gusht, për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit. Për ta siguruar këtë ndeshje me Milanin, organizatorët e paguan klubin italian 600 mijë euro.

Miqësorja në mes të kampionit të Kosovës, Feronikeli dhe ekipit të famshëm italian Milan do të zhvillohet më 10 gusht 2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Për ta siguruar ardhjen e gjigantit italian në Prishtinë, Gazeta Olle raporton se organizatorët, AS Events, i paguan kuqezinjtë 600 mijë euro. Kjo kompani, AS Events, më herët kishte qenë përgjegjëse për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

Pasi të hënën filloi shitja e biletave për këtë ndeshje, së fundi është publikuar edhe lista e lojtarëve kuqezinj që do të luajnë në këtë ndeshje. Në listën prej 22 futbollistëve janë edhe yjet si Krzysztof Piatek, Gianluigi Donnarumma, Lucas Paqueta, e disa të tjerë.

Çmimi i biletave, të cilat do të shiten vetëm online ishte zbuluar disa ditë më parë. Ato nisin nga 35, 50 euro e deri në 85, 115 dhe 155 euro. Tifozët kosovarë janë ankuar për çmimin e biletave, i cili është konsideruar si mjaft i lartë për standardin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat