Ancelotti përvesh mëngët: I shkruajta vetë James-it, ai luan dhe me... Hysajn

Futboll

Ancelotti përvesh mëngët: I shkruajta vetë James-it, ai luan dhe me... Hysajn

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:37
Ancelotti dhe James

Trajneri i Napol-it, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me ekipin e sezonit të ri. Numri një i stolit foli për merkaton dhe nuk la pa përmenduar afrimin e mundshëm të James Rodriguez-it në ekip. 

Tekniku analizoi modulin e lojës dhe tregon se si e ka kontaktuar James Rodriguezin. "Vitin e kaluar kemi luajtur me një mbrojtës të djathtë shumë defensiv si Hysaj dhe Ghoulam-in në të majtë që na jep hapësirë të sulmojmë më shumë. 

"Në rast se vjen James ndryshojnë shumë gjëra. Ai mund të luajë në shumë pozicione, si 10, pas sulmuesit, majtas dhe djathtas. Ka shumë cilësi dhe klas. I kam dërguar një mesazh atij duke e uruar. Po punojmë, shpresojmë ta mbyllim me sukses. Është punë që zgjat dhe është e vështirë ta bindësh", - tha Ancelotti.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat