Milan mëson çmimin e Correa

Futboll

Milan mëson çmimin e Correa

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:23
Joaquin Correa

Skuadra e Lazios i ka zbuluar çmimin objektivit të Milan, Joaquin Correa.

Milan janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin ofensiv të Lazios, Joaquin.

‘Tuttsport’ raporton se Lazio i ka bërë të ditur çmimin ‘Rosonerëve’, duke vlerësuar lojtarin me 40 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë e papërballueshme për ta.

Sipas kësaj gazete, Milan besojnë se Correa mund të rris forcat e skuadrës dhe të jetë ndihmë e madhe për Krzysztof Piatek.

Argjentinasi mbush 25 vite muajin tjetër, dhe i kushtoi skuadrës romake 15.3 milionë (plus 3 milionë bonus) për transferimin nga Sevilla në vitin 2018.

Ai pati një kampanjë mjaft të mirë me Lazion, duke kontribuuar me nëntë gola dhe shtatë asistime, në 44 ndeshje.

Milan mund të sigurojë 40 milionë euro në rast se arrijnë të gjejnë një skuadër për ta shitur spanjollin Suso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat