Donis Avdijaj nis aventurë të re në Turqi, zbulohet numri që do ta mbajë ai në fanellë

Futboll

Donis Avdijaj nis aventurë të re në Turqi, zbulohet numri që do ta mbajë ai në fanellë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 00:40
Donis Avdijaj

Përvec se iu gëzua faktit se do të ketë mundësi që ta dëshmojë talentin e tij si futbollist sërish, Donis Avdijaj ka marrë edhe një lajm të mirë: ai do ta mbajë fanellën me numër shtatë te klubi i tij i ri, Trabzonspor. 

Gjatë ndeshjeve miqësore të turneut parasezaonal dhe sezonit të ardhshëm, 2019/20, të Superligës së Kosovës, Donis Avdijaj do të luajë me fanellën me numër shtatë të Trabzonsporit.

Avdijaj ishte lojtar i lirë që nga marsi, pas shkëputjes së kontratës nga ana e Willem II, për arsye disiplinore. Por, tani ai do të vazhdojë karrierën në Turqi, ku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

Në një intervistë të dhënë më 8 korrik, sulmuesi 22-vjeçar tha se e zgjodhi Trabzonsporin për shkak se është klub që beson në futbollistët e rinj.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub me tifozë madhështorë si Trabzonsport ku mund të tregoj aftësitë e mia”, ishin fjalët e para Avdijajt si lojtar i Trabzonsporit.

“Erdha këtu për të kënaqur këta tifozë të çmendur. E di mirë kualitetin e madh të ekipit, gjithashtu jam në dijeni se lojtarëve të rinj u jepet mundësia të tregojnë veten këtu, prandaj kam zgjedhur Trabzonspor. Falënderoj Zotin, pastaj familjen dhe miqtë e mi”.

Avdijaj në të kaluarën ka luajtur për klube si Schalke, Sturm Graz, Roda JC dhe Ëillem II. Me Kosovën ai ka bërë 6 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat