Mourinho flet për ‘dashurinë e vjetër’: Inter duhet ta fitojë Scudetton

Futboll

Mourinho flet për ‘dashurinë e vjetër’: Inter duhet ta fitojë Scudetton

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:59
Jose Mourinho

Jose Mourinho është kthyer për të folur edhe një herë rreth dashurisë së tij të vjetër, Inter.

Mourinho me deklaratat e tij të fundit, ka rritur jashtëzakonisht shumë presionin për Antonio Conte, duke insistuar se Inter duhet me doemos ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Ishte pikërisht portugezi ai që i fundit drejtoi ‘Zi kaltrit’ drejt ‘Scudettos’ në vitin 2010, para se të fillonte rivalitetin me Conte.

“Nerazzurri duhet ta fitojnë Serie A këtë sezon. Jam i sigurt se ata do ta bëjnë” ka thënë Mourinho për ‘Gazzetta dello Sport’.

Portugezi si gjithnjë së fundmi, është pyetur edhe për të ardhmen e tij, duke lënë të hapura të gjitha mundësitë përfshirë Bundesligën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat