De Ligt tek Juventus – Zyrtarizimi bëhet nesër

Futboll

De Ligt tek Juventus – Zyrtarizimi bëhet nesër

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:54
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Juventus.

Juventus duket se ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me mbrojtësin holandez, si dhe skuadrën e Ajax Amsterdam.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se De Ligt do të kompletojë transferimin e tij tek Juve gjatë së hënës.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ Juve do të paguajë 70 milionë euro tek Ajax për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit.

De Ligt do të përfitojë rreth 12 milionë euro në vit nga kontrata e tij me ‘Zonjën e vjetër’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat