"Nuk kisha dëshirë të rikthehesha në Londër" - Bota Sot
"Nuk kisha dëshirë të rikthehesha në Londër"

Futboll

"Nuk kisha dëshirë të rikthehesha në Londër"

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:21
Alvaro Morata

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, ka rrëfyer sot për mediat e vendit të tij se qëndrimi në Spanjë te skuadra “colchoneros” ishte opsioni më i mirë që ai kishte për të ardhmen. “Jam i kënaqur që klubi vendosi të më mbajë, duke paguar klauzolën”, tha Morata.

“E vërteta është se nuk kisha menduar kurrë për idenë që të luajë sërish me Chelsea sezonin tjetër. Ndaj e vlerësoj shumë përpjekjen që bëri Atletico për të më mbajtur. Nuk ishte një transferim i lehtë, por tani gjithçka u mbyll dhe jam i lumtur”, tha Morata.

Sulmuesi 26-vjeçar erdhi në janar tek Atletico Madrid nga Chelsea në formë huazimi me të drejtë blerje, opsion që skuadra madrilene e shfrytëzoi këtë verë. Në 17 ndeshje me fanellën “colchoneros”, sulmuesi spanjoll realizoi 6 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...