Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Futboll

Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:30
Futbollistët e Barcelonës

Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20.

Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Aleñá, Umtiti kryen me sukës testet mjekësore.

Valverde ka thirrur në turin parasezonal edhe lojtarë të rinj si; Iñaki Peña, Oriol Busquets, Collado, Riqui Puig dhe Carles Pérez.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe transferimi i ri, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez, i cili u ble për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, kreu me sukses testet mjekësore dhe u njoftua me shokët e rinj të skuadrës, me të cilët do të ndajë pothuajse gjithçka deri më 2024.

“Sport” raporton se Griezmann sonte në mbrëmje do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në “Camp Nou”, por pa praninë e tifozëve – pasi Barça ka nisur punimet për sezonin e ri dhe është duke e ndërruar komplet fushën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat