"Debuton" Interi i Contes: Blerja e re dhe sulmuesi i kthyer pas 9 huazimesh titullarë!

Futboll

"Debuton" Interi i Contes: Blerja e re dhe sulmuesi i kthyer pas 9 huazimesh titullarë!

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:43
Stefano Sensi

Interi do të luajë pas pak ndaj Luganos miqësoren e parë zyrtare të sezonit, me në krye Antonio Conten, që për këtë test ka zgjedhur një formacion që do të zbresë në fushë me skemën e zakonshme të teknikut, 3-5-2, ndërsa debuton blerja e re, Stefano Sensi (i ardhur nga Sassuolo), që do të provohet përkrah Brozovic, ndërsa edhe Gagliardini do të jetë për të formuar treshen e mesfushës.

Sakaq, në sulm do të jenë Longo dhe Esposito, me Perisic dhe Candreva në krah. Longo, sakaq, sot është 27 vjeç dhe është kthyer në bazë pas 9 huazimesh. I rritur te Interi, deri tani ka luajtur me Espanyol, Verona, Vallecano, Cagliari, Frosinone, Girona, Tenerife, Huesca, Cremonese...

INTER (3-5-2): 1 Handanovic; 33 D'Ambrosio, 6 De Vrij, 37 Skriniar; 87 Candreva, 5 Gagliardini, 77 Brozovic, 12 Sensi, 44 Perisic; 70 Esposito, 21 Longo.

Në dispozicion: 27 Padelli, 46 Berni, 13 Ranoçhia, 15 Joao Mario, 19 Lazaro, 20 Borja Valero, 29 Dalbert, 73 Agoumé, 96 Ntube, 98 Pirola, 99 Vergani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat