Senegal – Tunizi, mësohet finalisti i parë i Kupës së Afrikës

Futboll

Senegal – Tunizi, mësohet finalisti i parë i Kupës së Afrikës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:33
ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale mes Senegalit dhe Tunizisë.

Një ndeshje e cila solli luftë të fortë nga të dyja skuadrat, u vendos tek në minutën e 100’, ku Senegali arriti ta siguronte biletën për në finalen e madhe për herë të dytë në histori.

Gjithsesi, ky takimi prodhoi emocion edhe për një arsye tjetër – teksa dy skuadrat huqën nga një penallti në 90 minutat e para.

Fillimisht Ferjani Sassi (75’) i Tunizisë huqi 11-metërshin, ndërsa Henri Saivet (81’) gjithashtu gaboi nga pika e bardhë për kombëtaren e Sadio Mane.

Ndeshja u vendos nga një autogol i mbrojtësit tunizian, Dylan Bronn (100’) i cili realizoi në portën  e gabuar.

Senegali tashmë pret fituesin e ndeshjes mes Algjerisë dhe Nigerisë për t’u përballur në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat