Castillejo, Milan komunikon vendimin

Futboll

Castillejo, Milan komunikon vendimin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 22:18
Samu Castillejo

Vitin e kaluar Paolo Maldini pat thënë se është shumë kurioz për Samu Castillejo, me dëshirën për t’i besuar shumë. Pas një viti, situata mund të ketë ndryshuar disi, edhe për shkak se ka ndryshuar drejtimin teknik.

Trajneri i ri i Milan, Marco Giampaolo nuk përdor sulmues anësorë. Gjithsesi Milan ka vendosur se nuk do të nxjerrë në shitje Castillejo-n. Pavarësisht këtij vendimi, klubi i ka komunikuar menaxherit të lojtarit, se në rast të ndonjë oferte të rëndësishme, atëherë ato do të merren në konsideratë.

Kështu që, spanjolli nuk është në shitje, por as i pashitshëm. Në çdo rast, për ta “rrëmbyer” nga Milan, do të duhen të paktën 18 milionë euro. Shifër jo e ulët, por ka disa pretendentë për ish-futbollistin e Villarreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat