Konfirmohet transferimi më i ri i PSG-së

Futboll

Konfirmohet transferimi më i ri i PSG-së

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 22:44
Abdou Diallo

Paris Saint-Germain do të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Borussia Dortmund, Abdou Diallo, në një marrëveshje prej 32 milionë eurosh këtë javë, Goal konfirmon.

23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Ligue 1, duke e bërë rikthimin e tij në Francë pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Bundesligë me Mainzin dhe Dortmundin.

Menaxheri i PSG-së, Thomas Tuchel ka arritur një marrëveshje me klubin e tij të mëparshëm për të nënshkruar me francezin, i cili do të konkurrojë me Thiago Silvan dhe Marquinhos për një vend në formacionin startues.

Diallo foli për mundësinë e bashkimit me Parisin javën e kaluar, duke i thënë L’Equipe: “Një lojtar i ri në Evropë që ju tregon se projekti i PSG nuk është interesant nuk është i besueshëm, është një projekt i mirë”.

“Është gjë e mirë për ta përshkruar atë që kam arritur. Por ende nuk ka një vendim konkret”.

Diallo sezonin e kaluar me Dortmund luajti plotë 38 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat