"Te Interi më kërcënuan, klubi nuk mori asnjë masë!"

Futboll

"Te Interi më kërcënuan, klubi nuk mori asnjë masë!"

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 00:11
De Boer

Aventura e tij te Interi zgjati shumë pak, sepse zhgënjeu totalisht, por De Boer, megjithatë, nuk harron rrethanat me të cilat u desh të punojë...

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, holandezi ka kujtuar një moment kur u kërcënua nga një agjent futbollisti...

"Te Interi një agjent erdhi dhe më tha: "nëse do ta dija që nuk do të aktivizoje futbollistin tim, nuk do të kisha lejuar kurrë që të bëheshe trajner i Interit!". Praktikisht, kjo për t'iu treguar se në çfarë pike zgjerohet ndikimi i këtyre agjentëve te Interi. Nuk pati asnjë aksion disiplinor, ndaj të punoje aty ishte e vështirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat