Juventus të martën prezanton De Ligt - Bota Sot
Juventus të martën prezanton De Ligt

Futboll

Juventus të martën prezanton De Ligt

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 00:29
De Ligt

Maratona e verës 2019 përfundoi: Juventus arriti e para finishin për të rrëmbyer trofeun e dëshiruar. Matthijs De Ligt, kapiteni i Ajax, që ende nuk ka mbushur 20 vjec është tashmë një lojtari i bardhezinjve, që mundën konkurencën e Barcellona e Psg. Akordi mes dy klubeve e lojtarit është mbyllur paraditen e sotme, pas një pune të gjatë, që ka parë protagonist mbi të gjithë agjentin Mino Raiola, ndërmjetës i bisedimeve.

Në fund të fundit ishte garanti i një premtimi të bërë nga Ajax vitin e kaluar e që parashikonte një kosto transferimi prej 50 milionë, por që shpërthimi i lojtarit këtë vit bëri që çmimi të rritej, edhe pse më shumë se gjithcka vendosi vullneti i lojtarit: që në fillim i tërhequr nga projekti bardhezi.

De Ligt mund të zbarkojë nesër në mëngjes në Torino për vizitat mjekësore. Shifrat janë mbajtur të fshehta, edhe për lëvizjet e Bursës, por flitet rreth 70 milionë euro plus bonus, përfshirë edhe klauzolën që nuk u mohua asnjëherë, prej 150 milionë euro. Lojtarin me fanellën bardhezi e pret numri 4, atë që ka mbajtur edhe tek Ajax dhe që është i lirë në Torino, pas largimit të Mehdi Benatia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...