Shkëmbim me Icardin, Inter refuzon ofertën qesharake të Juventusit

Futboll

Shkëmbim me Icardin, Inter refuzon ofertën qesharake të Juventusit

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 00:46
Mauro Icardi

Juventus nuk heq dorë nga Mauro Icardi, duke tentuar çdo formë dhe mënyrë për të shfrytëzuar krizën që ka lojtari me Interin dhe për ta marrë në Torino.

Mediet në Itali kanë zbuluar së fundi se Fabio Paratici i ka depozituar një tjetër formulë transferimi klubit zikaltër: Shkëmbim kokë më kokë me talentin Moise Kean.

Megjithatë përgjigja e Inter ka qenë menjëherë negative, duke i kërkuar edhe 20 milionë euro të tjera, plus kartonin e sulmuesit italian.

Me situatën e krijuar rreth sulmuesit argjentinas, Inter është në pritje të ofertave, ku më të mundshmet janë nga Napoli dhe Juventus, por nuk përjashtohet as Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat