Mourinho drejt Bundesligas?

Futboll

Mourinho drejt Bundesligas?

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:24
Jose Mourinho

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka dhënë disa shenja se ku mund të vazhdojë karriera e tij.

Mourinho është pa punë tash e një kohë, që kur u shkarkua nga pozita e trajnerit tek skuadra e Manchester United.

‘Special One’ kaloi një sezon jo edhe aq të mirë, duke humbur kështu punën e tij, dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se është duke mësuar gjuhën gjermane, duke nxitur dyshimet për një kalim në Bundesliga.

“Më mungon shumë futbolli. Më mungon adrenalina, fusha, puna ime. Futbolli është futboll” ka thënë fillimisht Mourinho për ‘Gazzetta dello Sport’, i pyetur për të ardhmen e tij.

“Tani, jam duke mësuar gjermanisht. Bundesliga? Po mësoj gjermanisht pasi më mungon gjuha. Unë flas anglisht, gjuhën spanjolle, portugeze, franceze dhe italiane” ka thënë ndër të tjerash ‘Special One’.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do të marr drejtimin e ndonjë skuadre nga kampionati gjerman, Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat