Nuk do ta besoni se ku mund të përfundojë Diego Costa

Futboll

Nuk do ta besoni se ku mund të përfundojë Diego Costa

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:06
Diego Costa

Karriera e Diego Costas ka marrë një rrugë jo edhe aq të mirë.

Pas shkëlqimit të tij ku arriti të luante në nivelet më të larta me Atletico Madrid dhe Chelsea, reprezentuesi spanjoll tashmë është afër një kthese të papritur në karrierën e tij.

Rikthimi i Costa në ‘Wanda Metropolitano’ nuk shkoi ashtu siç pritej, me lojtarin që kishte humbur ritmin e tij të dikurshëm.

Me lojtarin që po ngadalëson hapat e tij, është skuadra braziliane Flamengo ajo që ka shfaqur interesim për të, raporton ‘ESPN’.

Flamengo kanë nisur përfaqësuesit e tyre në Evropë për të provuar dhe negociuar rreth një marrëveshjeje të mundshme me 30 vjeçarin që mund të largohet nga Atletico për herë të dytë.

Thuhet se skuadra braziliane janë të gatshëm të paguajnë rreth 13 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

I vetmi problem që mund të bllokojë marrëveshjen është paga e lartë e lojtarit që nuk mund të sigurohet nga Flamengo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat