E ardhmja e Neymar vendoset këtë javë

Futboll

E ardhmja e Neymar vendoset këtë javë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:14
Neymar JR

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që ka mbetur në një udhëkryq të madh.

Neymar JR po lidhet ngushtë me një rikthim tek skuadra e Barcelonës, por me skuadrën e tij aktuale PSG që po pengon çështjen.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Dailymail’, e ardhmja e Neymar do të vendoset gjatë kësaj jave, kur lojtari do të negociojë me skuadrën e PSG.

Skuadra franceze ka konfirmuar interesimin e katalanëve për Neymar, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për rikthim në ‘Camp Nou’.

Neymar nuk është paraqitur në kampin stërvitor për përgatitjet parasezonale të PSG, dhe kështu gjatë kësaj jave do të ulet në tavolinë për të diskutuar rreth rikthimit të tij në Kataluni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat