Milan dhe Roma pas yllit të Fulham

Futboll

Milan dhe Roma pas yllit të Fulham

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:56
Jean Michael Seri

Skuadra e Fulham nuk arriti të siguronte mbijetesën në Premierligë, por disa lojtarë regjistruan paraqitje të mira individuale.

Përkundër formës së dobët të skuadrës, disa lojtarë si Jean Michael Seri kanë arritur të lënë gjurmët e tyre në Premierligë, duke regjistruar paraqitje të mira.

Sipas raportimeve Milan dhe Roma janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Fulham, Seri.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë po synon që të largohet nga Fulham gjatë kësaj vere, si pasojë e faktit se skuadra do të luajë në Championship edicionin e ardhshëm.

Lojtari është kthyer tek skuadra pas angazhimeve me kombëtaren, por aty nuk synon të qëndrojë gjatë.

Interesimi për të është mjaft i madh, me theks të veçantë nga Serie A, por edhe Crystal Palace është një nga skuadrat që po monitoron situatën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat