Porto me një vendim të madh për Iker Casillas - Bota Sot
Porto me një vendim të madh për Iker Casillas

Futboll

Porto me një vendim të madh për Iker Casillas

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:31
Iker Casillas

Skuadra portugeze, Porto, ka marrë një vendim të rëndësishëm për portierin Iker Casillas.

Më herët gjatë këtij viti, portieri spanjoll, Iker Casillas, kishte pësuar një sulm në zemër, duke e detyruar të shtrihet në spital, për tu tërhequr nga futbolli për një kohë.

Mbështetja ishte e madhe asokohe për legjendën e Real Madrid, i cili premtonte se nuk do të dorëzohet dhe do të rikthehet në portën e Porto.

Së fundmi, skuadra e Portos ka konfirmuar se Casillas do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të skuadrës, deri sa rikuperimi i tij vazhdon.

Casillas paraqitet me skuadrën e Porto që nga edicioni 2015/16, kur largohej nga kryeqyteti i Spanjës (2014/15).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...