Objektivi i Arsenal pranon se ka oferta për të, përshëndet tifozët

Futboll

Objektivi i Arsenal pranon se ka oferta për të, përshëndet tifozët

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:14
Everton Soares, ka përshëndetur tifozët e skaudrës së tij

Ylli i kombëtares së Brazilit dhe skuadrës së Gremio, Everton Soares, ka përshëndetur tifozët e skaudrës së tij.

Everton ka pasur një kampanjë të jashtëzakonshme me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës, duke mbuluar për mrekulli hapësirat e lëna nga Neymar JR.

Me paraqitjet e tij në atë kompeticion, por edhe në Superligën e Brazilit, anësori ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Sipas raportimeve të medieve britanike, është skuadra e Arsenal ajo që është interesuar për shërbimet e lojtarit.

Së fundmi ‘AFTV’ raporton se lojtari është përshëndetur në një farë forme me tifozët e skuadrës, duke nxitur dyshimet për kalimin tek Arsenal.

“Kam një ofertë që kam pranuar së fundmi, por unë nuk mund të them nga cila skuadër është. Për këtë arsye, unë nuk mund të garantoj tifozët se do të jem këtu të enjten tjetër për ndeshjen ndaj Bahia. Të shohim” ka thënë Everton.

Everton mund të jetë si alternativë e Wilfried Zaha, për të cilin Arsenal e kanë pasur të pamundur të barazojnë ofertën me shifrën e kërkuar nga Crystal Palace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat