Ramsey flet për numrin 8: E di se ai i përkiste një kampioni, jam gati për këtë sfidë

Futboll

Ramsey flet për numrin 8: E di se ai i përkiste një kampioni, jam gati për këtë sfidë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:31
Aaron Ramsey

Përforcimi i afatit kalimtar veror të Juventusit, Aaron Ramsey, i është drejtuar klubit duke folur për herë të parë si lojtar i Juventusit.

Së fundmi Aaron Ramsey është paraqitur në një konferncë për media. Mesfushori uellsian ka folur edhe për numrin ‘8’ të cilin do ta mbajë në fanellë.

“Unë e doja numrin 8 dhe në momentin që e kuptova se është i lirë, e mora atë. Unë e di sa ai i përkiste një kampioni si Claudio Marchisio. Nëse mund të bëj aq sa ai të jetë krenar, jam gati për këtë sfidë të madhe” – tha ish mesfushori i Arsenalit.

Ramsey iu bashkua Juventusit si futbollist i lirë, pasi që kontrata me Arsenalin i kishte skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat