Ish-lojtari i Barcelonës e zyrtarizon Neymarin - Bota Sot
Ish-lojtari i Barcelonës e zyrtarizon Neymarin

Futboll

Ish-lojtari i Barcelonës e zyrtarizon Neymarin

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:33
Neymar JR

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që ka mbetur në një udhëkryq të madh.

Neymar JR po lidhet ngushtë me një rikthim tek skuadra e Barcelonës, por me skuadrën e tij aktuale PSG që po pengon çështjen.

Skuadra franceze ka konfirmuar interesimin e katalanëve për Neymar, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për rikthim në ‘Camp Nou’.

Një konfirmim për transferimin e 27-vjeçarit në Spanjë ka ardhur edhe ish-lojtari i skuadrës së futsallit të Barcelonës, David Valdearenas.

Valdearenas ka pozuar me fanellën e ‘Bluagranasve’, ku mbrapa saj shkruhej ‘’Mirësevjen Neymar’’.

Ndryshe, Neymar nuk është paraqitur në kampin stërvitor për përgatitjet parasezonale të PSG, dhe kështu gjatë kësaj jave do të ulet në tavolinë për të diskutuar rreth rikthimit të tij te Barca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...